Shqipëria i ka mbyllur ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror me humbje.
Kuqezinjtë pësuan 0:2 në “Air Albania” nga Anglia. Të përzgjedhurit e Sylvinhos treguan paraqitje mjaft të mirë, madje edhe patën disa raste mjaft të mira shënimi.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 74-të, kur pas një rrëmuje në zonën e Shqipërisë, Harry Kane përfitoi më së miri duke realizuar.
Tetë minuta më vonë, ishte sërish Harry Kane i cili realizoi për 0:2 dhe epilogun e këtij takimi. Me këtë fitore, Anglia e mbyll ciklin kualifikues me të gjitha fitore, gjithsej 24 pikë në vendin e parë. Në anën tjetër, Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me 14 pikë dhe do të marrë pjesë në play-offin për kualifikim në Botëror.
The post Shqipëria e pafat, Anglia triumfon pas një paraqitjeje pozitive appeared first on Alsat.

