Përfaqësuesja e Shqipërisë, zhvilloi stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rej Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit pasdite.
Nga dita e sotme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Kristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke e plotësuar kështu grupin tërësisht.
Kombëtarja e Shqipërisë është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në udhëtim më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
The post Shqipëria nisi stërvitjet në Spanjë për sfidat e shtatorit appeared first on Alsat.