Gazetar: Zekirija Haxhiu
Sulm ndaj bashkëshorteve, fëmijëve dhe prindërve. Policia për vetëm një ditë ka arrestuar gjashtë persona për dhunë familjare nga gjithsej shtatë denoncime. Rastet janë regjistruar në Kumanovë, Strumicë, Vallandovë, Shkup dhe Vinicë. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, rastet kanë ndodhur kryesisht në ambiente shtëpiake.
Më datë 20 mars në ora 23:50 është arrestuar 44 vjeçari N.D nga Kumanova pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij 32 vjeçare. Në po të njëjtën datë, është arrestuar dhe një 29 vjeçar nga Vallandova pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij 26 vjeçare. Është arrestuar dhe 52 vjeçari R.P nga Strumica pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij 46 vjeçare. Më 20 mars gjithashtu është arrestuar dhe 35 vjeçari Xh.A nga Vinica pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe gjatë kontrollit është konstatuar se është në gjendje të dehur me 2.02 promile në gjak. 33 vjeçari M.B nga Shkupi përveç se gruan, ka sulmuar fizikisht edhe fëmijën e tyre të mitur.
Dhuna familjare nuk ndalon vetëm te gratë. Më datë 21 mars, dhjetë minuta pas mesnate 61 vjeçari nga Shkupi ka denoncuar në polici djalin e tij R.S (26) se e ka sulmuar fizikisht. Gjithashtu edhe një 27 vjeçar nga Shkupi, pas përplasjes verbale me babain e tij, me një mjet të fortë ia ka dëmtuar tërësisht veturën duke i’a thyer dhe xhamin e përparmë.
Një ditë më parë policia pati njoftoi se për dhunë familjare u arrestuar edhe katër persona të tjerë nga gjithsej tetë denoncime. Arrestimet për dhunë familjare së fundmi u shtuan veçanërisht pas tragjedisë që ndodhi javë më parë në Karposh, ku nga presioni dhe dhuna që ushtronte burri i saj, 31 vjeçarja Ivana Jovanovska vendosi t’i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i ndërtesës bashkë me vajzën e saj gjashtë vjeçare. Policia kundër dhunuesit Stojançe Jovanovski ngriti aktakuzë ndërsa i njëjti ndodhet në paraburgimit./Alsat.mk.
The post Shtatë denoncime të dhunës familjare brenda 24 orëve appeared first on Alsat.
