U desh të kaloj më shumë se një dekadë për të përditësuar listën esenciale të barnave në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 12 barna u hoqën, ndërsa 193 të reja u shtuan, prej të cilave janë përfshirë mundësi bashkëkohore terapeutike kundër sëmundjet infektive, HIV-it, hepatitet virale, barna onkologjike, neurologjike, kardiologjike, si dhe shëndeti riprodhues dhe shëndeti perinatal.
SHASHO KLEKOVSKI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
(2709/mk/2.32-3.10)
-Lista e re është sistematizuar në 28 fusha terapeutike dhe përmban në mënyrë më të detajuar nëngrupet, format farmaceutike të dozimit. Risia nuk është vetëm që kemi 190 barna të reja dhe substanca aktive në këtë listë prej 372 barnave që janë në këtë listë, risia është që kemi ndryshuar qasjen terapeutike, janë vendosur shtigje për ndryshime të mundshme në barnat bazë dhe janë vendosur disa barna më të spikatura.
Njëkohësisht, ai theksoi dallimin ndërmjet Listës së barnave esenciale që duhet t’i ketë patjetër sistemi shëndetësor, ndërsa Lista pozitive e barnave përfshinë ato që rimbursohen përmes Fondit shëndetësor. Nga lista e vitit 2015 janë hequr barnat që nuk konsiderohen më prioritare në konceptin e ri terapeutik, ndërsa për disa barna është bërë ndryshimi i substancës aktive, formulimit ose është paraparë një alternativë e përshtatshme terapeutike, tha Dekani i Fakultetit të Farmacisë Zoran Sterjev.
ZORAN STERJEV, DEKAN I FAKULTETIT TË FARMACISË
(2711/mk/5.05-5.50)
-Lista esenciale është e domosdoshme, e cila paraqet themelin bazë, e thënë troç, të politikës farmaceutike të shtetit. Lista esenciale mundëson qasjen e sigurt në çdo moment për të gjitha sëmundjet që fillimisht të ballafaqohemi. Meqë lista esenciale është proces dinamik që ndryshon, në këtë aspekt bëj thirrje që mos të ndodh sërish për 11 vite të ketë ngecje.
Këto përditësime u bënë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse kombëtare dhe palëve të interesuara. Pas finalizimit dhe harmonizimit me Sekretariatin për legjislacion, Lista e barnave esenciale u publikua edhe në Gazetën Zyrtare.
