Gazetar: Angell Dimovski

Maqedonia ka filluar ta ndiejë krizën ekonomike botërore. Në disa pjesë të vendit, çmimi i bukës është rritur nga 3 deri në 5 denarë, varësisht nga gramët. Buka prej 450 gramë ka arritur deri në 35 denarë. Sipas kryetarit të industrisë së furrtarëve, Goran Malishiq, konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të lëndëve të para, si dhe të shpenzimeve të prodhimit dhe shpërndarjes së bukës.

“Rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, si energji direkte që merr pjesë në të gjitha fazat e prodhimit, si në çmimet e furnizimit me lëndë të para, përmes shpenzimeve të transportit dhe rritjes së çmimeve të lëndëve të para, ashtu edhe në prodhimin direkt, pra shtrenjtimin e produkteve dhe në fazën finale të shpërndarjes së produktit në treg”, deklaroi Goran Malishiq, Kryetar i industrisë së furrtarëve.

Qytetarët thonë se nuk është shtrenjtuar vetëm buka, por gjithçka, duke shtuar se jeta është bërë e vështirë.

Anketa – qytetarë

“600 denarë shpenzova, s’mora asgjë, vetëm smoki, asgjë. Shtrenjtë është, shtrenjtë, e vështirë është me pension 20 mijë denarë”, tha një qytetar.

“Disa produkte ushqimore janë shtrenjtuar, disa jo, por për ne pensionistët është shumë e vështirë”, theksoi një qytetar tjetër.

“Ka informacion që sot pritet rritja e çmimit të bukës nga tre deri në pesë denarë, si e komentoni këtë? Jemi mësuar”, theksoi qytetarja.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e çmimit të karburanteve nxit spiralen e inflacionit, gjë që mund të shkaktojë shtrenjtime të reja./Alsat.mk.

The post Shtrenjtohen buka dhe brumërat, qytetarët ankohen appeared first on Alsat.