Në Kodrën e Diellit është formuar shtresë dëbore prej 62 centimetrave, në Hanet e Mavrovës, 57, në Krushevë 39, Manastir 33, Berovë 26, Tetovë 25 dhe në Shkup nëntë centimetra, njoftoi DPHM.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Mavrovë dhe Krushevë -7, Berovë -4 Berovë, -1 në Shkup, ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me reshje bore, kryesisht në pjesët jugore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -3 deri në 3 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së në ditët në vijim na pret mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien dhe në disa vende do të bien nën -10 gradë.

Nga dita e mërkurë do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes.