Në programin e saj për Shkupin, kandidatja e LSDM-së, Kaja Shukova, njoftoi një reformë serioze në menaxhimin e mbeturinave me fokus në përzgjedhjen, riciklimin dhe minimizimin e sasisë që përfundon në deponi. Aktualisht, 99% e mbeturinave në Shkup përfundojnë direkt në Drisla, gjë që sipas Shukovës është larg standardeve evropiane. Ajo tha se me sistemin e ri do të bëhet kategorizimi duke filluar që nga shtëpitë e qytetarëve e deri te përpunimi përfundimtar.

“Ekziston mënyrë se si menaxhohet Vardarishte. Është vendosur në programin tim. Plani im është një Shkup pa deponi të egra dhe përfundimisht ka ardhur koha që mbeturinat t’i trajtojmë si burime. Kjo d.m.th. që atë që do ta mbledhim nga kontejnerët në nivel të Qytetit të Shkupit, atë që do ta mbledhë Higjiena Komunale, të shpërndahet dhe të selektohet në mënyrë plotësuese. Në programin tim për Qytetin e Shkupit parashikoj pajisje të reja, para së gjithash, shporta, kontejnerë dhe kamionë, me të cilat do të punojmë vetëm me mbeturinat e selektuara. Qytetarët tashmë kanë filluar të selektojnë, por mundi i tyre përfundon kot nëse gjithçka përfundon në kamionin e njëjtë. Këtë do ta ndryshojmë”, deklaroi Kaja Shukova, Kandidate e LSDM-së për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk

The post Shukova premton një qytet pa deponi: Mbeturinat do të jenë burim energjie appeared first on Alsat.