Si duken apartamentet shtetërore prej 21 metrash katrorë të destinuara për të rinjtë në Holandë – kushtojnë 45 mijë euro

Fondacioni holandez “Stichting Nieuw Thuis”, që synon t’u ofrojë ndihmë grupeve të ndryshme të shoqërisë, për t’u integruar dhe për t’u bërë anëtarë të pavarur të Holandës, ka porositur një projekt masiv që përfshin 144 njësi banimi “QSpace”.

Përmirësimi është një koncept i mëparshëm “Spacebox” – i projektuar për nevoja emergjente, të përkohshme ose të përhershme strehimi.

“QSpace” është ideal për studentët, migrantët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupe të ngjashme që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe fleksibile për strehim.

QSpace është i lehtë për t’u montuar dhe lidhur, dhe është ndërtuar nga materiale të qëndrueshme si Duplicora. Hapësirat janë kompakte, moderne dhe të pajisura me gjithçka që ju nevojitet për jetën. Hapësira modulare prej 21 metrash katrorë përfshin një zonë gjumi, një kuzhinë, një banjo me lavaman, një dush dhe një tualet.

“QSpace” gjithashtu vjen me instalim të plotë elektrik, ngrohje, ngrohës uji dhe lidhje kabllore për transferimin e të dhënave.

Konfigurime, ngjyra dhe përfundime të ndryshme janë në dispozicion. Çmimi i tyre fillestar është relativisht i ulët, 45 mijë euro për njësi.

Vendbanimi i parë me njësi modulare QSpace u ngrit në Roterdam dhe përfshin 144 apartamente modulare, dhe është i destinuar për të rinjtë që kanë nevojë për strehim urgjent.

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Si duken apartamentet shtetërore prej 21 metrash katrorë të destinuara për të rinjtë në Holandë – kushtojnë 45 mijë euro appeared first on Alsat.