Në dy ndeshjet e javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, më të suksesshëm ishin skuadrat nikoqire. Sileksi vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive dhe regjistroi fitoren e 5-të në këtë sezon, pasi që mundi Rabotniçkin me 3-1. Hrvanoviç, Aliç dhe Mateski shënuan për vendasit, ndërsa Xhelil Asani shënoi golin e parë personal dhe të vetmin për Rabotniçkin në këtë sezon.
Në duelin tjetër, Brera shënoi fitoren e parë në këtë sezon, duke triumfuar minimalisht ndaj Shkupit me golin e Stojanovit.
Të dielën, Struga Trim Lum përballet me Tikveshin, ndërsa Pelisteri takohet me Arsimin.
Ndërkohë, ditë më parë, Shkëndija mundi Bashkimin me 2-1 dhe Vardari me 1-0 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin.
LIGA E PARË – JAVA 5
Shkëndija 2-1 Bashkimi
Vardari 1-0 Makedonija Gj.P.
Brera 1–0 Shkupi
Sileksi 3–1 Rabotniçki
Struga Trim Lum – Tikveshi
Pelisteri – Arsimi
The post Sileksi vazhdon ecurinë pozitive, disfatë e radhës për FC Shkupin appeared first on Alsat.
