Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thotë se Maqedonia nuk mund të rishikojë historinë sipas kërkesës së një shteti tjetër, duke theksuar se historia dhe identiteti janë çështje që janë ekskluzivisht kombëtare. Në një intervistë për MIA, ajo theksoi se perceptimi i saj për Bashkimin Europian bazohet në bashkëpunim të përbashkët dhe ndihmë mes shteteve, e jo në bllokada. Sipas saj, Maqedonia sërish përballet me pengesa në procesin e eurointegrimit për shkak të vërejtjeve të lidhura me historinë dhe identitetin. Siljanovska-Davkova porositi se bisedimet janë të domosdoshme, por nuk mund të pranohet rishikimi i historisë me kërkesë të të tjerëve. Ajo vlerësoi se zgjidhjet e deritanishme që nuk kanë dalë nga konsensusi i brendshëm nuk kanë qenë të qëndrueshme dhe shpesh kanë hapur hapësirë për kërkesa të reja. Presidentja shtoi se çështja nuk është vetëm problem bilateral, por edhe test për parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian. Sipas saj, në politikë është harmonizimi është i mundur, por jo edhe në histori, duke paralajmëruar se historianët nuk duhet të jenë objekt i ndikimeve politike./Alsat.mk.

The post Siljanovska-Davkova: Maqedonia sërish përballet me pengesa në procesin e eurointegrimit appeared first on Alsat.