Presidnetja Gordana Siljanovska-Davkova mbrëmë mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron, në nder të mysafirëve të lartë në Forumin paqesor të Parisit.

“Mbrëmë mora pjesë në darkën solemne të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron, në nder të mysafirëve të lartë në Forumin paqesor të Parisit. Në atmosferë të këndhsme kemi zhvilluar biseda të orientuara ndaj përforcimit të paqes globale. Vetëm përmes respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mund të krijojmë kushte për përparim dhe ardhmëri më të sigurtë për të gjithë”, qëndron në publikimin e presidentes në Facebook.

Presidentja Siljanovska-Davkova pajtohet me presidentin e Francës, Makron, i cili, siç thuhet, në #ParispeaceForum2025 përmendi kërcënimin nga informatat e rreme, të cilat me krijimin e narativave radikale, i shkelin proceset demokratike.

“Respektimi i identitetit kombëtar dhe kulturor, solidariteti, sundimi i së drejtës dhe dinjiteti njerëzor, si bazë themelore e BE-së, mund të arrihen vetëm me informata adekuate që nuk do të jenë në ndikim të algoritmave të bazuara profitabile në rrjetet sociale dhe profilet e rreme, të cilat e shkatërrojnë debatin publik dhe e rrezikojnë demokracinë”, ka shkruar Siljanovska-Davkova.

Forumi paqësor i Parisit, i themeluar në vitin 2018, është platformë ndërkombëtare për avancimin e menaxhimit global, paqes dhe bashkëpunimit multilateral.

The post Siljanovska-Davkova në darkë solemne te Makroni appeared first on Alsat.