Gjykata Kushtetuese është institucioni më i pa reformuar në vend, konstatoi kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski në debatin e përkushtuar për nevojën për sjelljen e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij është e papranueshme ajo që hartuesit e kushtetutës kanë lënë zbrazëtira, por njëherit edhe ajo që vetë gjykatësit kushtetues kanë bërë që të mos rregullohet funksionimi.

“Angazhohem për Ligj për Gjykatën Kushtetuese por jo për çfarëdo ligji, d.m.th. ose me intervenim në Kushtetutë që të jepet bazë kushtetuese për ligj prej dy të tretave apo ligj kushtetues për konkretizimin e dispozitave kushtetuese. Njëra prej kritikave më të shpeshta në gjyqësorin kushtetues në 34 vitet e kaluara është termi gjenerik jurist i shquar. Nuk është e mundur që të objektivizohet dhe konkretizohet, të precizohet se kush mund të jetë gjykatës kushtetues”, tha Darko Kostadinovski – kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Nëse kërkoni të numëroj gjykatës kushtetues të cilët kanë lënë vulë në demokracinë kushtetuese, ata në numër janë rreth pesë, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Sipas saj një pjesë e madhe prej tyre nuk ishin juristë të shquar por persona partiakë. Gjithkund në botë frikësohen nga gjykata kushtetuese hiperaktive ndërsa ne dëshirojmë të jetë aktive, kritikoi Davkova.

“Në Komisionin e Venecias kanë ditur për Marjana Trajkovskën, për Igor Spirovskin, megjithatë për shumë të tjerë jo. Domethënë, nuk ishin juristë të shquar por ishin aktivistë politikë apo partiakë dhe për kompensim kanë marrë vend në gjykatën kushtetuese. Në një rast, me cinizëm kam thënë se gjithçka më kujton në një anije të ankoruar në Vardar”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova – presidente e Maqedonisë së Veriut.

Në debat, folën edhe ambasadorët e SHBA-ve, Anxhela Ageler, të BE-së, Mihalis Rokas dhe ambasadorja gjermane Petra Dreksler.