Vazhdojnë përplasjet mes sindikatave. Pas takimit të jashtëzakonshëm në Qeveri, me ftesë personale nga kryeministri Hristijan Mickoski, deri te LSM dhe KSL, dy liderët dolën me akuza të ndërsjella se cili po punon kundër të drejtave të punëtorëve.
“Megjithatë ajo që është keq është që dy sindikatat tjera që morën pjesë në takim kërkojnë që të shfuqizohen dispozitat e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive në procesin e rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik ose të vendoset që Marrëveshja e përgjithshme kolektive të mbyllet në periudhën e ardhshme, që do të tregojë se nuk do të ketë zbatim të asnjë dispozite”, tha Sllobodan Trendafillov – kryetar i LSM-së.
“Për marrëveshjen e përgjithshme kolektive, po, thash, ja edhe në deklaratën time thash se kemi një dispozitë të turpshme për rritje prej vetëm 7% në sektorin publik, ishte në vitin 2024, në shtator. E dini se ditën kur është nënshkruar ajo marrëveshje e përgjithshme kolektive, pikërisht për ato arsye ne kemi protestuar”, u shpreh Bllagoj Rallpovski – kryetar i KSL-së.
Përplasjet e tilla mes sindikatave i vendosi në plan të dytë dy informacionet më të rëndësishme nga takimi. Nën një – të punësuarit në administratën shtetërore, përveç se në gjyqësor, do të fillojnë të marrin në etapa rritje të shtesës së pagës, duke filluar nga muaji maj.
“Ne jemi dakorduar që ato 30% shtesa të pagave t’i marrim në disa këste, nëse ashtu mund të them, në afat prej 4 vjetëve. Ndërsa përveç kësaj, përsëri theksoj, shtesa në paga, jo rritje e pagave, ndërsa të gjithë të punësuarit e këtyre institucioneve që protestuan çdo mars do të marrin harmonizim të pagave, do të jetë kjo me rritje të pagës mesatare apo minimale”, shtoi Trpe Deanoski – sekretar i Përgjithshëm i AOGJSH-së.
Lajmi i dytë i rëndësishëm është se Organizata e punëdhënësve është tërhequr nga bisedimet për rritjen e pagës minimale.
“Megjithatë ajo që nuk është mirë në gjithë pricesin është fakti që punëdhënësit në sektorin privat, pasi që e panë se Qeveria po e sulmon LSM-në, u tërhoqën nga procesi i negociatave për rritjen e pagës minimale dhe të punëtorëve në sektorin publik dhe kuptohet u larguan nga procesi për nevojën për rritje të pagës minimale”, potencoi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
Trendafillov megjithatë tha se Qeveria nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për negociata për pagën minimale.