Tenisti italian, Janik Siner me lehtësi kaloi në gjysmëfinale të Grand Slemit “US Open”, pasi që në çerekfinale mundi Lorenzo Musetin me 3-0 në sete. Çerekfinalja italiane u dominua nga bartësi i parë, i cili për herë të parë në karrierën e tij arriti në gjysmëfinalet e katër turneve Grand Slam, në një vit kalendarik. Tenisti italian, në gjysmëfinale do të përballet me kanadezin Feliks Auger-Aliasime, i cili fitoi 3-1 kundër australianit De Minor. Ndërkohë befasinë më të madhe e përgatiti bartësja e dytë, Iga Shvjontek, e cila pësoi disfatë ndaj amerikanes Amanda Anisimova me rezultatin 0-2 në sete. Kjo e fundit do të takohet me Naomi Osaka-n në gjysmëfinale, e cila triumfoi ndaj Karolina Muçovës me rezultatin 2-0 në sete. /Alsat.mk

The post Siner në gjysmëfinale, eliminohet Shvjontek appeared first on Alsat.