Federica Mogherini është ndaluar në Bruksel në kuadër të një hetimi për mashtrim që lidhet me Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Mogherini, e cila aktualisht mban postin e Rektorit të Kolegjit të Evropës dhe më parë ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, është një nga tre personat e ndaluar, sipas raportimit të Le Soir.
Hetuesit kanë kryer kontrolle si në selinë e shërbimit diplomatik të BE-së në Bruksel, ashtu edhe në disa ambiente të Kolegjit të Evropës në Bruges. Procedurat hetimore lidhen me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një kontrate për zhvillimin e një programi 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj evropianë, të njohur si Akademia Diplomatike e Bashkimit Evropian.
Ngjarjet e vëna nën hetim datojnë nga viti 2021–2022, ndërsa veprat e dyshuara përfshijnë mashtrim në procedurat e prokurimit publik, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
