Ky vend quhet Jabllanicë. Gjendet në malet e Dërvenit në rajonin e Tetovës, mbi fshatin Merovë.
Çdo fundjavë qytetarët dalin këtu për të pushuar dhe kaluar kohë në natyrë, por sot në ditën e punëtorëve fluksi ishte ca më i lartë se zakonisht.
Bëjnë skarë e ushqime të tjera tradicionale, si fli. Thonë se hapësira është e rregulluar mirë dhe e përshtatshme për piknik.
Ky është vetëm një destinacion ku tetovarët zgjedhin për të bërë piknik, për festa ose fundjava.
Vendin tjetër më i frekuentuar prej tyre është mali Sharr, natyra e mahnitshme e të cilit ofron qetësi dhe relaks për sytë dhe mendjen e pushuesve.

