Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës me 45’ minuta të zjarrta.

Ndeshja nisi keq për dardanët që pësuan gol pas vetëm gjashtë minutave me golin e realizuar nga Valjent, por kundërpërgjigjja e Kosovës erdhi në minutën 31’ përmes Veldin Hoxhës.

Por sllovakët arritën që të kalojnë sërish në epërsi në minutën e 45 me golin e shënuar nga Haraslin.