Sllovenia e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “persona non grata”.

Qeveria e udhëhequr nga Robert Golob ka miratuar një rezolutë që e shpall kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu person non grata, shkruan ANSA.

Sipas sekretares së Ministrisë së Jashtme Neva Grasic, masa vjen pas të njëjtave masave të miratuara korrikun e kaluar kundër ministrave izraelitë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët u akuzuan për ekstremizëm.

Profili zyrtar X i qeverisë thotë se me këtë vendim, “ata duan t’i dërgojnë një mesazh të qartë Izraelit: Sllovenia pret që vendimet e gjykatave ndërkombëtare të respektohen, si dhe e drejta ndërkombëtare humanitare”.