Për disa momente Donald Trump do të japë betim si presidenti i 47 i SHBA-ve, ku pas zgjedhjeve të nëntorit triumfoi kundër kandidaten, Kamalla Haris. Ky është inagurimi i 60 në historinë e SHBA-ve, ndërsa i dyti për Donald Trump si president. Nënkryetar do të emërohet Xhej Di Vens, i cili është aleat i theksuar politik i Trump-it. Betimin do të jepet në hapësirë të mbyllur, ndërsa ceremonia zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë. Pritet pjesëmarrja e mbi 200 mijë personave në Uashington. Në fjalimin e fundit, Trump theksoi se kjo është dita kur ulet perdja e rënies katërvjeçare amerikane.

“Fillojmë me një ditë plotësisht të re për fuqinë amerikane, prosperitetin, dinjitetin dhe krenarinë. Do t’i kthejmë një herë e përgjithmonë. Do t’i vendosim fund sundimit të pasuksesshëm dhe të korruptuar të establishmentit politik në Uashington, të administratës së pasuksesshme”, tha Donald Trump – President i SHBA-ve.