Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Në Shkup, manifestimi tradicional për fëmijë “Aprilijada” sjell fëmijë të maskuar si superhero e personazhe të filmave vizatimorë, me valle, aktrim, pantomima dhe shfaqje të klounëve.

Ngjarja përfshin edhe shfaqjen muzikore “Aladini dhe llamba magjike” dhe synon të nxisë kreativitetin dhe shprehjen artistike tek fëmijët, duke krijuar një atmosferë festive për të gjitha gjeneratat.

OSTEN shënon gjithashtu 1 Prillin me ekspozita karikaturash gjatë gjithë muajit prill, duke promovuar humorin dhe satirën.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.