Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja, e cila herë pas here do të forcohet përgjatë lumit Vardar, njofton DPHMRMV.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 33 deri në 39 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.

Po vjen një periudhë moti me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë fundjavës, do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, stuhi, erëra të forta dhe stuhi të izoluara me erëra të forta dhe breshër.

Temperatura gjatë ditës pritet të kalojë 40 gradë.

The post Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë appeared first on Alsat.