Zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor 2026. Në garë për të parin e kësaj komune janë 6 kandidatë. Ata po vazhdojnë me promovimin e projekteve të tyre dhe premtimet para qytetarëve. Jakup Huseini nga VLEN bashkë me Kaltrina Zekollin premtojnë rrugën Stençe – Gurgurnicë.

“Ne jemi në fushatë dhe e kemi punën me të ngutur. Unë kam dhënë disa premtime atje poshtë dhe pa ju nuk mund ti realizojë. Është e rëndësishme që rruga Stençe – Gurgurnicë dhe disa projekte tjera ju lutem t’i shqyrtoni dhe t’i keni parasysh”, tha Jakup Huseini – kandidiat i VLEN-it

Arkin Jahiji nga AKI premton zyrë për mërgimtarët në këtë Komunë.

ARKIN JAHIJI – KANDIDIAT PËR KRYETAR I AKI-SË( 00:01-00:28)
“Mbi 50% e popullatës dhe qyteteve janë në mërgim, por nuk janë atje gjithë kohës ata vijnë 2 ose 3 herë në vit për punët për vendet për shpija e tyre ne do të krijojmë një zyrë për diasporën, do të ketë një mobil online me whatsapp, viber”, tha Akin Jahiji, kandidat i AKI-së

Kandidati nga LSDM-ja premton se në këtë komunë askush nuk do të ndjehet j harruar.

“Si kandidat i Komunës së Bervenicës dua të ndërtojmë bashkësi tek e cila askush nuk do të ndjehet vetëm dhe i harruar. Do të përkushtohet në përkrahjen e fëmijëve, të rinjve, familjet dhe të gjithë qytetarëve të cilëve u duhet ndihmë”, tha Jovica Redeski, kandidat i LSDM-së

Kandidati nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se Bervenica nuk është pronë e askujt dhe se duhet të punohet në të mirë të qytetarëve.

“Bërvenica nuk duhet të jetë pronë e asnjë partie, Bërvenica është e jona dhe e përbashkët. E ardhmja e asaj nuk duhet të varet nga ajo kush për cilin ka votuar. Kryetari duhet të jetë kryetar i të gjithëve”, tha Stojanço Radicevski, kandidat i VMRO-DPMNE-së

Në garë janë edhe dy kandidatët te pavarur: Dushan Bogdanovski dhe Arife Idrizi.
Në këtë komunë do të votojnë 16256 banorë dhe sot një javë do të kenë mundësi tu drejtohen kutive të votimit.