Sot në Maqedoninë e Veriut besimtarët ortodoksë festojnë lindjen e Krishtit.

Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut do të mbahen liturgji për Krishtlindjet. Ndërkaq, liturgjia solemne qendrore do të mbahet në Kishën katedrale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Dita e Krishtlindjeve Ortodokse festohet çdo 7 janar, sepse Kisha Ortodokse ende zgjedh të festojë lindjen e Jezusit sipas kalendarit Julian.