Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Televizionit, një datë që nderon rolin e televizionit si një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit publik dhe informimit masiv.
Kjo ditë, e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996, synon të theksojë ndikimin që televizioni ka pasur në shoqërinë moderne nga përhapja e informacionit, edukimi i publikut, deri te përforcimi i dialogut global.
Për herë të parë, kjo iniciativë mblodhi bashkë institucionet kryesore të industrisë mediale, si:
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU)
Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT)
EGTA, Asociacioni i Radio Televizioneve me qendër në Bruksel
Televizioni vazhdon të mbetet një nga mjetet më të fuqishme të informimit, ndikimit kulturor dhe lidhjes mes njerëzve, pavarësisht zhvillimit të platformave moderne digjitale.
The post Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit, një kujtesë për fuqinë e komunikimit global appeared first on Alsat.
