Real Madridi ka regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e mbetur nga java e parë e kampionatit. Protagonisti kryesor ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi het-trik.

Francezi e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, pas asistimit të Federico Valverdes, por Sociedad reagoi vetëm katër minuta më vonë përmes Luka Suçiç, duke barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, madrilenët dominuan dhe Mbappé shënoi golin e dytë në minutën e 60-të, pas asistimit të Jude Bellingham. Tetë minuta më vonë, Vinicius Junior realizoi për 3-1, sërish pas një pasimi të Bellinghamit.

Në minutën e 80-të, Vinicius u shndërrua në asistues dhe i dha topin Mbappés, i cili kompletoi het-trikun për rezultatin 4-1.

Real Madridi shënoi edhe një herë në fund përmes Brahim Diaz, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 6 pikëve pas dy xhirove, ndërsa Mbappé del në qendër të vëmendjes pas një paraqitjeje spektakolare.