“Sportico” “vulos” mbretërimin e Ronaldos, fiton saktësisht sa dyfishi i Messit!

Sipas listës së fundit të publikuar nga Sportico, hierarkia financiare e sportit botëror ka pësuar ndryshime epike. Kristiano Ronaldo vazhdon të mbetet i paarritshëm, duke arkëtuar shifra që sfidojnë logjikën e tregut, ndërsa rivaliteti i tij me Messin tashmë po matet me qindra miliona dollarë diferencë.

  1. Cristiano Ronaldo

Ylli portugez i Al-Nassr kryeson listën me një total prej 260 milionë dollarësh.

$200M: Paga dhe fitimet direkte nga sporti.

$60M: Të ardhura nga marrëveshjet tregtare dhe imazhi. Ronaldo fiton saktësisht sa dyfishi i Lionel Messit, duke e bërë vitin 2025 vitin e tij më të suksesshëm financiarisht.

  1. Kanelo Alvarez

Boksieri Canelo Álvarez mban vendin e dytë, duke u konfirmuar si atleti më i paguar në sportet luftarake.

$137M: Fitimi total.

$125M: Vijnë nga suksesi brenda ringut, ndërsa vetëm $12M vijnë nga sponsorizimet.

  1. Lionel Mesi

Edhe pse renditet i treti, Messi mbetet lider për përfitimet jashtë fushe.

$130M: Fitimi total.

$70M: Të ardhura nga sponsorizimet (më shumë se çdo futbollist tjetër), ndërsa paga te Inter Miami kap shifrën e $60M.

  1. Juan Soto

Lojtari i New York Mets, Juan Soto, është ngjitur në vendin e katërt, duke lënë pas emra të mëdhenj të basketbollit.

$129.2M: Fitimi total, ku luan rol kryesor kontrata e tij rekord prej $122.2M në paga.

  1. LeBron James

Top 5-shja mbyllet nga “Mbreti” i NBA-së, LeBron James.

$128.7M: Fitimi total.

$80M: LeBron mbetet mbreti i reklamave, duke fituar pothuajse dyfishin e pagës së tij ($48.7M) nga marrëveshjet jashtë basketbollit.

The post “Sportico” “vulos” mbretërimin e Ronaldos, fiton saktësisht sa dyfishi i Messit! appeared first on Alsat.