Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka vlerësuar lartë votuesit e këtij subjekti për siç tha besimin në fushatën dhe kauzën e tyre. Stavileci tha se, PDK do të ketë rritje edhe më të madhe nga ajo e projektuar deri tani.
“Rezultati ynë është inkurajues nga të dhënat që marrim nga terreni, nga komisionerët e vëzhguesit tanë, del se ne do të kemi një rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar”, tha stavileci.
