Stoilkoviq në hapjen e “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur” në Beograd

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në ftesë të zëvendëskryetares së Qeverisë së Serbisë dhe ministres së Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq, mori pjesë sot në hapjen solemne të edicionit të katërt të panairit “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur”, që zhvillohet nga 22 deri më 25 nëntor 2025 në Panairin e Beogradit.

Sipas Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur” është një panair i verës, rakisë, ushqimit dhe turizmit, organizuar në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur – një platformë rajonale për paqe, bashkëpunim ekonomik dhe lidhje ndërmjet vendeve të rajonit.

“Ky ngjarje rajonale, e vetmja e këtij lloji në Evropën Juglindore, ofron një mundësi të shkëlqyer për prezantim, promovim dhe shkëmbim produktesh, si dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve të rajonit. Gjatë tre viteve të fundit, panairi është pozicionuar si një qendër e shijeve, njohurive dhe mundësive biznesore ndërkombëtare. Nën moton ‘E Veçantë’, edicioni i këtij viti vazhdon të lidhë rajonin me botën, duke u ofruar pjesëmarrësve hapësirë për rritje, zhvillim dhe krijim partnerësh të rinj”, theksohet në njoftim.

Pritet që edhe këtë vit, “Vizioni i verës – Ballkani i Hapur” të jetë një platformë e rëndësishme për rrjetëzim, promovim dhe prezantim të ofertës rajonale gastronomike dhe turistike para një publiku të gjerë ndërkombëtar.