Gazetar: Petar Çausheski
“Filloi gjykimi për Stojançe Jovanovskin, bashkëshortin e Ivanës e cila më 2 mars të këtij viti kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni në lagjen Taftalixhe të Shkupit, së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare”.
Jovanovski pranoi se ka kryer veprat penale të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimit të sigurisë, por jo edhe shtyrjen në vetëvrasje. Më pas tha se fajin e kishte pranuar nën presionin e dëshmitarit Martin Sazdov, i cili sipas tij kishte lidhje të afërt me bashkëshorten e tij Ivana Stojanovska. Gjykata e refuzoi pranimin e fajit.
“Ndjehem fajtor vetëm për lëndim të rëndë trupor në dhunë familjare dhe për rrezikim të sigurisë, sepse më tradhtonte. Nuk e kam detyruar të kryejë vetëvrasje. Martin Sazdov e ka shtyrë në vetëvrasje”, deklaroi Stojançe Jovanovski, i akuzuar.
- Fajtor vetëm për lëndim trupor dhe rrezikim të sigurisë
- Nuk e kam detyruar të kryejë vetëvrasje
Dëshmia e nënës së Ivanës, Lubica Stojanovska, ishte tronditëse. Ajo tregoi se kishin filluar të dyshonin se vajza e saj ishte maltretuar pasi shpesh kishte mavijosje në trup por thoshte se kishte rënë nga trotineti ose ishte përplasur. Nga mbesa e saj kishte mësuar se Stojançe e kishte goditur Ivanën me shqelma në dysheme.
“Dyshoja se ishte rrahur, por Ivana nuk më pranonte. Asnjëherë nuk e pyeta dhëndrin. Nga Katja mësova se nëna e saj ishte ulur poshtë dhe babai e godiste me shqelma”, tha Lubica Stojanovska, nëna e Ivanës
- Dyshoja se ishte rrahur
- Nga Katja mësova se Stojançe e godiste Ivanën me shqelma
Në gusht të vitit të kaluar, duke u kthyer me makinë nga Shtipi për në Shkup, Ivana e kishte gabuar rrugën, pas çka Stojançe e kishte rrahur, kishte goditur edhe Katjan dhe i kishte lënë në autostradë, ku i kishte marrë Martin Sazdov. Ajo dëshmoi se Stojançe ishte xheloz dhe e kontrollonte vazhdimisht Ivanën, ndërsa ishte denoncuar edhe nga nëna e tij se ushtronte dhunë ndaj Ivanës.
Sipas aktakuzës, Jovanovski për një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, si në shtëpi ashtu edhe në vende publike. Maltretimi e kishte sjellë Ivanën në gjendje frike dhe pa shpresë, pas së cilës ajo ia mori jetën vetes së bashku me vajzën e saj./ Alsat.mk.
The post Stojançe Jovanovski pranoi faj për dy vepra penale appeared first on Alsat.
