Reperi Stresi ka nisur të ngacmojë fansat me paralajmërime për projektin e tij të radhës muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, artisti ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, e cila do të jetë pjesë e albumit të tij më të fundit.
Surpriza më e madhe e këtij projekti është bashkëpunimi me reperin e njohur MC Kresha, një dyshe që ka zgjuar menjëherë interes te publiku i muzikës urbane.
Lajmi është ndarë nga vetë Stresi përmes një InstaStory, ku ai ka zgjedhur një mesazh ironik dhe paralajmërues, duke iu drejtuar kolegëve të industrisë muzikore: “Mos nxirrni këngë para Vitit të Ri.
Mos më thuani që nuk ju thashë. Suksese të gjithëve.”
Postimi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa fansat kanë filluar spekulimet për datën e publikimit dhe stilin e këngës së re.
Bashkëpunimi mes Stresit dhe MC Kreshës pritet të sjellë një projekt të fortë, duke pasur parasysh stilin autentik dhe tekstet e drejtpërdrejta që karakterizojnë të dy artistët.

