Skuadra e Struga Trim Lum vazhdoi me efektin maksimal nga pesë xhirot e para në Ligën e Parë të futbollit, duke regjistruar fitoren e pestë, pas që mposhti ekipin e Tikveshit me rezultatin 3:0. Nga ana tjetër, ekipi nga Kavadari ende pret triumfin e parë të sezonit, me vetëm dy pikë dhe dy “barazime”.
Fitorja e Struga Trim Lum mund të kishte qenë më bindëse, por Compaore humbi një shans të mirë në fund të ndeshjes. Skuadra vendase pati shansin e parë serioz në minutën e 24-të. Portieri Angeletti i dha një top të gjatë Shabanit, i cili doli i vetëm përpara Stevkovskit, por portieri i mysafirëve arriti ta mbronte.
Goli i epërsisë për ekipin vendas erdhi në minutën e 39-të nga një penalltia. Compaore ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi gjuajti në këndin e poshtëm të majtë. Penalltia erdhi si pasoj e ndalesës së ashpër që u shkaktua ndaj Radeski, i cili ishte në një duel ajror me Mojsov. Gjyqtarët akorduan një penallti për Strugën TL vetëm pas një kontrolli VAR. Ky ishte rezultati pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Tikveshi pati rastin e parë në minutën e 57-të pasi Darko Ilieski e dërgoi topin me kokë mbi portë nga 5-6 metra. Dënimi erdhi në minutën tjetër. Fall krosoi nga krahu i majtë deri te Kompaore, i cili me kokë e mposhti Stevkovskin për herë të dytë.
Në minutën e 63-të, Vosha u gjend në një situatë të mirë, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi pak mbi traversë. Në anën tjetër, Milovanoviç u gjend në një pozicion të shkëlqyer, i vetëm para portës, por gjuajtja e tij u prit nga Angeletti.
Radeski shënoi golin e fitores në minutën e 79-të. Aksion nga mesi i fushës, Shabani pasoi te Zenku në krahun e majtë, i cili luajti për Radeski-n e vetmuar, i cili drejtoi topin në portën e Tikveshit.
Kompaore mund të kishte shënuar golin e tretë në minutën e 85-të pasi u gjend i vetëm 4-5 metra pas një pasimi nga e djathta, dhe për fat të keq për të, gjuajti pak jashtë portës./FFM.mk/
The post Struga nuk ka të ndalur, Kompaore dhe Radeski “shkatërruan” Tikveshin appeared first on Alsat.
