Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër-Kërçovë, sepse po bëhet gjithnjë e më e sigurt se pjesa nga Trebenishta deri në Qafë-Thanë, e cila duhej të lidhej me autostradën 57 kilometra të gjatë, nuk do të ndërtohet. Kryeministri Hristijan Mickoski e konfirmoi këtë sot.
“Ajo pjesë ndoshta nuk do të mbetet në plan, sepse nuk varet nga ne, por nga UNESCO. Por, po kërkohet një mënyrë për ta përfunduar atë gjë, sepse hyn në perimetrin e UNESCO-s dhe këtu do të gjejmë një mënyrë që të kemi përsëri trafik të sigurt midis atyre dy pjesëve dhe mendoj se do ta bëjmë këtë. Në këtë pikë, vendimi përfundimtar ndoshta nuk është marrë ende, negociatat dhe diskutimet janë ende duke u zhvilluar, por ndoshta këtu do të duhet të bëjmë ndryshime”, – tha kryeministri Hristijan Mickoski. /alsat.mk
The post Struga përfundimisht nuk do të lidhet me autostradën Ohër-Kërçovë appeared first on Alsat.
