Gazetar: Miki Trajkovski

Struga ngadalë por sigurt po mbetet pa trashëgiminë e vet kulturore dhe arkitekturore, të cilën e humb çdo ditë. Gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një ndërtesë individuale, në pjesën e vjetër të qytetit, u shemb një pjesë e një shtëpie të vjetër përkujtimore. Komuna duhej të kujdesej për këtë objekt.

“Shtëpia që u shemb dje këtu në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës është nën mbrojtjen e shtetit. Është shtëpia e autorit të famshëm të himnit maqedonas, Vlado Maleski, dhe në të është ruajtur për vite me radhë një mjedis etnologjik, i cili tani rrezikon të shkatërrohet për shkak të situatës aktuale”, raportoi Miki Trajkovski- gazetar.

Drejtori i Institutit dhe Muzeut të Ohrit, Goran Patçev thotë se puna në terren do të ndalet dhe do të bëhet një vlerësim i dëmeve, pas së cilës do të merren masa urgjente për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme

Shtëpia e Vllado Maleskit është lënë për një kohë të gjatë në mëshirë të fatit, ndërsa është zbuluar tani disa muaj, thonë banorët e Strugës. Objekti që duhet të mbijë pranë ndërtesës së mbrojtur po ndërtohet nga një investitor privat, i cili e bleu truallin.

“Ne nuk kemi asnjë qasje mbi dokumentacionin e ndërtimit, cila është licenca që ka investitori, kështu që në këtë moment nuk do të dinim çfarë të themi, ose ku të drejtojmë gishtin, por duhet të ketë përgjegjësi sepse dëmi që është bërë është i madh”, deklaroi Nikolla Kukunesh – Drejtor i Mbrëmjeve Poetike të Strugës.

“Unë mendoj se e gjithë kjo mund të ishte parandaluar. Godina është lënë pas dore në këtë mënyrë për 3-4 muaj, por mund të bëhej një zgjidhje e thjeshtë, për të stabilizuar themelet e godinës, dhe më pas mund të vazhdonte ndërtimi i godinës së re”, tha Tatjana Sofkoska – arkitekte.

Qytetarët ankohen për kaosin e pakontrolluar që po  ndodh në Strugë.

“Jam pa fjalë. Çrregullim, asnjë ligj nuk zbatohet për askënd. Tani kam ardhur të shoh, por është e frikshme. Ky është shkatërrimi i historisë”, u shpreh një banore e Strugës.

Për ndërtimin e objektit nga pronari, Z.K nga fshati Veleshtë iu kërkua nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore një mendim për kushtet mbrojtëse të konservimit, dhe u mor një Aktvendim për prishjen e ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një ndërtese të re. Kjo rrugë në Strugë është një nga të fundit ku ka ende pjesë të arkitekturës autentike të qytetit, e cila po zhduket me shpejtësi. Nga Komuna e Strugës asnjë përgjigje. /Alsat.mk

The post Struga rrezikon trashëgiminë kulturore, qytetarët shprehen të revoltuar appeared first on Alsat.