“Mos ma prek gjuhën dhe flamurin, kthehu Ali Ahmeti” kështu sot janë zgjuar struganët duke parë këtë pankartë mbi një urë të Strugës. Pas Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit edhe Struga iu bashkangjit kësaj nisme për tu rikthyer Ali Ahmeti në qeveri shkaku i shtypes së shqiptarëve nga koalicioni VMRO- VLEN. Me qinda largime nga puna të shqiptarëve, me diksirimin total të gjuhës shqipe, me dikriminim total të punëtorve shqiptarë me largimin e flamurit nga zyrat e funksionarëve janë disa nga faktorët që shqiptarët kërkojnë rikthimin e Ali Ahmetit, pasi sipas tyre koaliconi VLEN ka dështuar në mbrojtën e dinjiteti dhe kombit shqiptar përballë VMRO-së.
Edhe ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i cili vjen nga Struga ka ndarë të njetin lajm ku bëhet hirrja për kthimin e Ali Ahmetit, përcjell TS.
“Sot në Strugë, u zgjuam nga një banderolë që bën thirrje për kthimin e kryetarit Ali Ahmetit, duke kërkuar mbrojtjen e gjuhës dhe flamurit.
Një mesazh i qartë që reflekton shqetësimin për ruajtjen e identitetit kombëtar” ka shkruar ish ministri Jeton Shaqiri./TS/