Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre përmes një akti simbolik para godinës së Kryeministrisë.

Në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit u kanë vënë flakën figurave simbolike të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në to shiheshin pankarta me mbishkrimin “Gjithë jetën në pushtet”, në shenjë pakënaqësie ndaj figurave politike që, sipas protestuesve, kanë dominuar skenën politike për dekada.

Figurat ishin vendosur mbi tavolinën e gurit që kryeministri Edi Rama ka vendosur para Kryeministrisë, ku çdo ditë lë fletët me mbishkrimin “Dialog”, duke u bërë thirrje studentëve të ulen në bisedime./TV21