Përleshje mes protestuesve dhe policisë pas protestës masive kundër qeverisë në Beograd. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Megjithëse protesta në një shesh qendror të Beogradit kaloi kryesisht paqësisht, grupe të rinjsh protestues më vonë u ndanë dhe u përleshën me policinë speciale, duke hedhur fishekzjarrë, gurë dhe shishe drejt kordonëve policorë. Policia u përgjigj me gazlotsjellës dhe ndërhyri për t’i shpërndarë.
Protesta u udhëhoq nga të rinjtë, kryesisht studentë Studentët planifikojnë ta sfidojnë Vuçiqin në zgjedhjet që duhet të mbahen deri në fund të vitit 2027.
“Kjo nuk është një luftë politike, kjo nuk është një luftë për të ndryshuar regjimin, kjo është një luftë për mbijetesë,” tha Aleksandar Sreckovic, Protestues.
“Po dërgojmë një mesazh për të gjithë njerëzit në Serbi ju e dini se studentët po fitojnë,” u shpreh Andrej Tanko, Student.
Qeveria u përpoq t’i frenonte protestat duke anuluar trenat për në Beograd. Vala e protestave masive kundër korrupsionit nisi pas tragjedisë në një stacion treni në veri të Serbisë në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Këto protesta detyruan kryeministrin e atëhershëm, Millosh Vuçeviq, të japë dorëheqjen, por Vuçiq hodhi poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe në vend të kësaj ashpërsoi qëndrimin ndaj protestuesve.
The post Studentët në front – kërkojnë ndryshim mes tensioneve në Beograd appeared first on Alsat.
