
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz deri më 20 nëntor në ora 16:00 do të pranojë aplikime për bursa nga studentët e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, raportoi Fondacioni Albiz.
Studentët duhet të jenë të rregullt prej vitit II deri në vitin VI, nuk duhet të kenë të përsëritur vitin dhe nuk duhet të jenë shfrytëzues të bursave ose kredive tjera.
“Vlera e bursës për vitin akademik 2025/2026 do të jetë 6.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2025/2026, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqaruan nga Fondacioni.
Studentët mund të interesohen në numrin 02 2057 632, në e-mailin info@albiz.org.mk, ndërsa aplikimi bëhet në zyrat e Fondacionit në Saraj.