Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka reaguar pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke i quajtur me ironi amerikanët “paqebërës”.

Në një koment të publikuar në rrjetin social X, Medvedevi ka thënë se bisedimet me Iranin ishin vetëm një mbulesë.

“Ja ku është sërish paqebërësi. Bisedimet me Iranin ishin vetëm një mbulesë. Të gjithë e dinin këtë. Tani, kush ka më shumë durim për të pritur fundin e trishtueshëm të armikut? SHBA-ja është vetëm 249 vjeç. Perandoria Perse u themelua më shumë se 2.500 vjet më parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë pas rreth njëqind vjetësh”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas sulmeve izraelito-amerikane mbi Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Si kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj territorit të Izraelit, por edhe ndaj bazave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme të mëdha, ndërsa të dyja palët kanë paralajmëruar se sulmet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim