Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim. Vendimi u mirëprit nga autoritetet në Kosovë, por u kritikua nga Lista Serbe dhe Serbia. Gjykatësi Ngadhnjim Arrni tha se të tre janë fajtorë dhe shtoi se qëllimi i grupit të armatosur në Banjskë, ishte destabilizimi i strukturave themelore të Kosovës. “Përmes planit të mirëorganizuar, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe këtë pjesë t’ia bashkojë Serbisë”. Ndërkaq Arianit Koci, avokati i policit kosovar të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Afrim Bunjakut, tha se me vendimin e sotëm u arrit vetëm gjysma e drejtësisë. Pjesa tjetër, sipas tij, do të arrihet kur të gjykohen e të dënohen edhe organizatorët e sulmit./Alsaz.mk.
The post Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm appeared first on Alsat.
