Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar rreth kërkesës së pranuar nga autoritetet austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se ka planifikuar sulm të terrorist në Vjenë.

“Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për verifikimin e një personi me origjinë nga RMV-ja, i cili dyshohet për planifikim të sulmit terrorist në Vjenë. Nga ana jonë, ne veprojmë në lidhje me kërkesën e dorëzuar”, informuan nga MPB në Maqedoninë e Veriut.

Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmeve në një koncert të megayllit Tejlor Suift, që do të mbahej në Vjenë. Njëri person, një 19-vjeçar, siç bëjnë të ditur mediat austriake, është nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori i përgjithshëm i Sigurisë publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, Frans Ruf, e cilësoi 19-vjeçarin e arrestuar në Ternic si “autorin kryesor”, ndërsa personi i dytë i arrestuar është një 17-vjeçar, austriak”, transmeton agjencia e lajmeve të Austrisë – APA.

Gjatë kontrollit të djeshëm në një shtëpi janë sekuestruar disa lëndë kimike dhe mjete teknike. Tani do të vlerësohen. Sipas Ruf, vetëm disa javë më parë, i dyshuari u zotua për besnikëri ndaj liderit aktual të Shtetit Islamik në Internet.

“Dy të arrestuarit janë të lindur në Austri, prindërit e 19-vjeçarit kanë rrënjë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa nëna e 17-vjeçarit është austriake”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Sigurisë publike Ruf.

Sipas “360”, i dyshuari kryesor është Beran Aliji, prindërit e të cilit, sipas tyre, janë me prejardhje nga Gostivari.

Arrestimet e të dyve, sipas Ruf, “minimizuan kërcënimin ndaj këtij grupi të vogël”, ndërsa anulimi i koncerteve të Tejlor Suift ishte “vendim dhe përgjegjësi e organizatorëve”.