Nga ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se kanë zbardhur rastin e sulmit ndaj vajzës nga Çairi, të kryer nga të miturat, të cilët e kanë xhiruar dhe ngjarjen e kanë publikuar në rrjetet sociale. Nga MBP, theksojnë se prindërit e të miturave janë thirrur në stacion policor, dhe pas dokumentitmit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse në lidhje me veprat penale “dhunë” dhe “xhirim i paautorizuar”.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve nga nëpunësit policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar, është konfirmuar se më 20.06.2025 rreth orës 14:00 në rr. “Pavle Iliç” në Shkup, pranë një objekti hotelerie, një vajzë 11-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza, ndërsa një vajzë e ka xhirruar sulmin me telefon celular. Këto ditë videoja e sulmit është publikuar në rrjetet sociale dhe në një portal, ndërsa ngjarjen më 01.09.2025 e ka denoncuar në stacion policor edhe babai i vajzës së sulmuar, i cili ka thënë se për ngjarjen ka kuptuar nga rrjetet sociale, ndërsa vajza e tij nuk i ka treguar asgjë nga frika se mos po sulmohet përsëri”, theksohet në kumtesën nga MPB-ja.