Më datë 13.08.2024 në ora 16:20 në Policinë e Gostivarit, një person i moshës 77 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 13:00 në oborrin e shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga ish nusja e djalit, e cili ka dëmtuar edhe disa sende në oborr dhe me rastin e rënies mbi objektet ka pësuar lëndime, konstatohet në Qendrën mjekësore në Gostivar, njofton MPB-ja e Tetovës.
Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.