Sulmuesi i Olimpik Marsejës, Pier-Emerik Aubamejang vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve. Marseja mposhti Ajaksin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Igor Paixao (6’,12’), Mejson Grinvud (26’) dhe Aubamejang (52’). Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën ish-sulmuesi i Arsenalit, Aubamejang me dy asistime dhe golin e shënuar.

Ylli i Marseille u bë lojtari më i vjetër në histori që regjistron tre kontribute golash në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve. Aubameyang shënoi një gol dhe dha dy asistime në moshën 36 vjeç e 104 ditë. M
e këtë performancë, ai tani është përfshirë në 5 gola në vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së tij.
The post Sulmuesi i Marsejës vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.