Në hapjen e One Stop Shop në Jazhincë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kanë bashkëpunim shumë të mirë në parandalimin e keqpërdorimeve dhe krimeve ndërkufitare.
“Po vërehet një bashkëpunim shumë i mirë i dy policive në mënyrë që të parandalohet çfarëdo keqpërdorimi apo vepre në kuptimin e shkeljeve ligjore, apo sa i takon kufirit dhe krimeve ndërkufitar apo çfarëdo aktiviteti tjetër ilegal”, tha Sveçla.
