Analisti politik, Sefer Tahiri në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për kongresin e pestë të BDI-së që u mbajt të shtunën. Tahiri tha se nuk ka ndryshime spektakolare në BDI, por siç shtoi BDI e mori mesazhin ndëshkues në zgjedhjet lokale.
“E vërteta është që edhe BDI po i rrozullon njerëzit e njëjtë në pozicione të ndryshme. Kjo që ka ndodh me BDI është për tu vlerësuar qasja jo vetëm e z.Ahmetit për e gjithë strukturës për herë të parë në historinë pluraliste të vendit, një parti politike e merr mesazhin nga qytetarët, mesazhin ndëshkues në zgjedhjet lokale”, tha Sefer Tahiri – analist.
