Të martën paradite, kryeministri i Kinës Li Qiang u takua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me presidentin e Ekuadorit Daniel Noboa, i cili ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit.

Në kuadër të këtij forumi , Li Qiang u takua edhe me homologun e tij të Kirgizistanit Adylbek Aleshovich Kasymaliev si dhe kryeministrin vietnamez Pham Minh Chinh.
Kryeministri kinez theksoi në këto takime se, përballë një situate ndërkombëtare komplekse dhe në ndryshim të vazhdueshëm, vendet tona duhet të thellojnë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin strategjik për të arritur përfitime të përbashkëta.të përbashkëta. Kina është e gatshme të përshpejtojë integrimin e strategjive të zhvillimit , të promovojë bashkëpunimin industrial, si edhe të zgjerojë bashkëpunimin në fushat e reja, si ekonomia digjitale dhe zhvillimi i gjelbër.

Homologët ekuadorian ,kirgizistanas dhe vietnamez, krahas specifikave përkatëse të vendeve të tyre , theksuan se i kushtojnë rëndësi të madhe partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe janë të gatshëm të mbështesin gjithmonë frymën e respektit të ndërsjellë, hapjes e pragmatizmit, të zhvillojë dialog me Kinën në fusha të ndryshme, të thellojë miqësinë ndërmjet vendeve ,të forcojë planifikimin e bashkëpunimit, të promovojë bashkëpunimin në tregti, financa, bujqësi, energjinë e pastër, infrastrukturë, arsim e fusha të tjera, të forcojë shkëmbimet kulturore dhe të punojë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.

