Maqedonia ende nuk ka marrë përgjigje nga qeveria bullgare për propozimin për një Rezolutë të përbashkët me Bullgarinë, e cila do të kishte të bëjë me mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, thotë se nuk duhet të miratohen rezoluta që janë kundër fqinjëve, por të mbahemi për ato që janë dakorduar.

Ministri për Çështje Evropiane i Irlandës, Thomas Byrne, i cili është në vizitë në vend, tha se Maqedonia duhet të fokusohet në përmbushjen e obligimeve nga propozimi francez, sepse, siç theksoi ai, ky është i vetmi mënyrë për të hapur procesin e negociatave – jo përmes rezolutave, sepse gjuha maqedonase është e njohur në Bashkimin Evropian.

Përndryshe, Irlanda vitin e ardhshëm pritet ta marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Byrne tha se zgjerimi i BE-së mbi bazë të meritave do të jetë një përparësi e fuqishme gjatë kryesimit të tyre.