Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koaliconi VLEN në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se BDI-ja ka urdhëruar gjykatësit që ta heqin ligjin e Balancuesit, transmeton TV21. Taravari tutje shkruan se koalicioni VLEN do të sjell ligj më të mirë, pasi që siç shton shqiptarët janë shtetformues.

“BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e Balancuesit.

Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues!

Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dhà 22 vjet mundësi!”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.