Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një status në rrjetin social Facebook komentoi largimin e Salim Sulejmani i cili disa ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit, transmeton TV21. Taravari thekson se funksionarët e ASH-së braktisën rrogat dhe lukset e pushtetit për shkak të mos pajtimit dhe siç thotë Taravari i kanë quajtur tradhtarë. Tutje Taravari pyet: Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!
Statusi i plotë i Arben Taravarit.
Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.
Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…
Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:
Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.
Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:
Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!
