As një vit i plotë që e la Qeverinë, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në intervistë në Telma, e akuzoi kryeministrin Mickoski se me qëllim e margjinalizon koalicionin VLEN për t’ia dobësuar ndikimin politik. Kjo nuk është e mirë as për shoqërinë, as për Qeverinë, tha Taravari.
“VLEN, unë mendoj se edhe sot është më e dobët në ndikim se sa në fillim, domethënë është vetëm një dekor në Qeveri, sa për të thënë ‘ja, ka edhe përfaqësues shqiptarë në këtë Qeveri ose në institucionet’ por nuk kanë asnjë ndikim dhe asnjë fuqi, për fat të keq. Nëse më pyetni nëse Mickoski ia arriti BDI-së që ta çojë në opozitë, jo, VLEN ia arriti që BDI-në ta çojë në opozitë, megjithatë Mickoski ia arriti që të margjinalizojë plotësisht shqiptarët”, deklaroi Arben Taravari – kryetar i ASH-së.
Kryeministri Mickoski nuk u përgjigj nëse ka tendencë për të margjinalizuar shqiptarët në Qeveri dhe sa kjo do të ndikojë në rikonstruimin e ardhshëm. Kritikat ndaj tij janë, siç tha, një ngjitje pas Ali Ahmeti, gjë që e kishte bërë edhe me të kur e kritikonte BDI-në.
“Ende nuk mund të çuditem pse zoti Taravari vuan për biznesin e Gjokës që nuk i doli dhe shpik në publik gjëra që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me realitetin. Përndryshe, shumë herë kam komentuar marrëdhëniet në Qeveri dhe marrëdhëniet me partnerin tonë; mund të them se ato janë jashtëzakonisht me principe, për dallim nga marrëdhëniet që kisha me zotin Taravari, të cilat ishin jashtëzakonisht vardisëse nga ana e tij”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Arben Taravari, si ministër i Shëndetësisë, ishte pjesë e koalicionit qeveritar deri në maj 2025, kur e la Qeverinë. Atëherë njoftoi se në zgjedhjet lokale në tetor do të bashkëpunojë me BDI-në.
